75 Mall Live Search
17:11 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Katie Bouman: Gruaja pas fotografive të “Vrimës së Zezë”

Gjatë ditës së djeshme u publikua fotografia e parë e “Vrimës së Zezë” që gjendet rreth 500 milion trilion kilometra larg nga Toka.

Për këtë fotografi përgjegjëse është 29 vjeçarja, Katie Bouman, transmeton Indeksonline.

Bouman është Shkencëtare e Kompjuterëve. Ajo ka studiuar në Institutin Teknologjik në Massachusetts.

Katie ka udhëhequr projekte në laboratorët e “Harvard”-it.  29 vjeçarja ka arritur që të krijoi një program për fotografi, gjë që bëri të mundur zbulimin e “Vrimës së Zezë”.

Në një intervistë në “BBC Radio”, ajo u shprehë se nuk kishte besuar syve kur kishte parë fotografinë e “Vrimës së Zezë”.

“Kur ne e pamë për herë të parë, nuk arrinim të besonim. Ishte spektakolare.”, u shprehë ajo./Indeksonline/