75 Mall Live Search
19:24 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Pamjet e grabitjes, momenti kur shpërthehet dera e aeroportit në Rinas

Grabitësit e miliona eurove nuk janë shqetësuar nga askush teksa kanë thyer dyert gardhit rrethues të Rinasit.

A2CNN ka siguruar pamje të momentit ku grabitësit presin zinxhirin e portës dhe tërheqin me furgon bllokun e betonit që pengonte kalimin.

Në pamjen e një tjetër kamere sigurie, shfaqen grabitësit pasi kishin marrë milionat e eurove duke hapur portën përmes së cilës dolën nga pista.