75 Mall Live Search
23:48 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

West Ham-Real Madrid Castilla, ndeshja fantazmë / askush nuk duhet të dinte asgjë!

Në epokën kur televizionet arrijnë që të futen edhe në dhomat e zhveshjes dhe të spiunojnë futbollistët përpara ndeshjeve, shpesh pyetja që bëjmë lidhet me një tjetër çështje: çfarë ndodhte brenda katër mureve në vitet ’80 dhe ’90 kur trajnerët nuk lejonin askënd, përveç se lojtarëve të tyre, të futeshim apo vetëm të hapnin gojën?

Në Liverpool, për shembull, jeton ende miti i Boot Room, ajo dhomë ku gjigantë apo “përbindësha” të futbollit si Bill Shankly apo Bob Paisley, uleshin dhe diskutonin me bashkëpunëtorët e tyre mbi taktikat që duheshin ndjekur apo ballafaqoheshin mbi gabimet pas një humbje në hije të gjithçkaje. Ndoshta, me një gotë çaj. Një hapësirë e vogël por private, brenda së cilës, thuhet, lindën fitoret e Liverpoolit mes viteve ’60 dhe ’80.

Dhe, pikërisht duke qëndruar të vitet ’80 dhe dyert e mbyllura, si të harrohet mbrëmja ku në “Upton Park” stadiumi i vjetër i shtëpisë së West Ham United, u luajt ndeshja fantazmë për të cilën askush nuk duhet të dinte asgjë? Ishin vitet e dominimit anglez në Europë, i huliganëve dhe pushtetit të tyre, skualifikimeve, sherreve, apo edhe përjashtimeve, mes pezullimit të fushës dhe nga kompeticionet UEFA.

Hammers, që në të mirë apo të keq, famën më të madhe e kanë në sajë të huliganizmit se sa arritjeve sportive, ishin një nga skuadrat e para që u ndëshkuan nga UEFA. E gjitha lidhet me Kupën e Kupave në vitin 1980, të luajtur mes Castilla Real Madrid dhe, pikërisht, West Ham United.

Ndeshja e vajtjes, e luajtur në “Santiago Bernabeu”në Madrid, ishte një betejë, si në fushë, ashtu edhe jashtë. Avantazhit të David Cross në pjesën e parë, spanjollët iu përgjigjën me krenari, duke shkatërruar kundërshtarit me përmbysje 3-1. Në tribunë, shkoi edhe më keq.

Në sajë të disa përplasjeve mes anglezëve dhe spanjollëve, Guardia Civil (policia spanjolle) nxorri jashtë stadiumit 50 huliganë.

Një situatë që u përkeqësua me kalimin e minutave dhe solli vdekjen e një tifozi jashtë stadiumit, pasi u përplas në kaos e sipër nga një autobuz.

Dora e UEFA-s ishte e hekurt: West Ham duhet të luante dy ndeshjet e rradhës në Europë të paktën 300 km larg nga stadiumi i shtëpisë. Një vendim i dukur shumë i rëndë. Sunderland i ofroi “strehim”, por drejtuesit e Ëest Ham apeluan dhe fituan. Disa ndeshje në “Upton Park”, por me dyer të mbyllura.

Ndodhi kështu që, dy javë më pas (1 tetor), në “Upton Park” ishin të pranishëm futbollistët e Ëestt Ham dhe ato të Castilla dhe 70 delegatë për çdo skuadër, përfshirë edhe arbitrat dhe sigurinë.

Në fund, 262 spektatorë, askush pagues. Jashtë stadiumit, më shumë se 500 policë që kishin rrethuar perimetrin e zonës, për të shmangur përplasje dhe sulm nga huliganët.

Një nga problemet kryesore kishte të bënte me faktin që, përveç tifozëve, as kamerat nuk mund të futeshin. Prandaj, veç ulërimave të lojtarëve, nuk mund të dëgjoje asgjë nga stadiumi. Askush nuk dinte asgjë, as rezultatin. Ëest Ham kishte fituar apo humbur? Ishte eliminuar apo kishte vazhduar? Tifozët duhet të festonin ose jo?

Për këto arsye, David Cross, pasi shënoi tripletë dhe i dha mundësi Ëest Ham të fitonte 5-1 ndaj Castillas, me ende fanellën zyrtare, doli jashtë stadiumin “Upton Park” dhe u komunikoi të pranishmëve lajmin e fitores dhe kualifikimit më tej.

Në pak minuta, “tellalli” bëri që gjithë lagjia të ngrihej në festë dhe të linin punët, duke festuar mes birrave dhe brohoritjeve.

Edhe sidomos për këtë fakt, ajo ndeshje ende sot quhet “fantazmë”, sepse askush nuk dinte asgjë, përveç lojtarëve dhe drejtuesve. Askush nuk duhet të dinte se mbaronte ndeshja dhe si ishte rezultati…