Thirrje islamofobe nga tifozët e Chelseat: Salah është ‘bombardues’
Liverpool e ka quajtur të turpshme një video të tifozëve të Chelsea-t, të cilët kanë abuzuar racialisht ndaj Mohamed Salah.
Një klip u transmetua gjerësisht në internet të enjten, para ndeshjes së Europa League të Chelsea me Slavia Prague, duke treguar një grup prej gjashtë burrave në një bar duke kënduar se Salah, i cili është një musliman i devotshëm, është ‘një bombardues’.
Ekipi i sigurisë së Chelseat studioi pamjet dhe tre burrave iu mohua hyrja në stadiumin Eden.
Klubi londinez është i indinjuar për incidentin e fundit të neveritshëm dhe është zotuar se do t’i penalizojë ata që janë identifikuar. /IndeksOnline/