75 Mall Live Search
19:09 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Barça e “sakatuar” ndaj Hueskës, pa Messin dhe plot yje

Nesër ekipi i Barcelonës do të luaj ndeshjen e radhës në La Liga kundër Hueskas nga ora 16:15.

Kampionët e Spanjës kanë publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e nesërme.

Ernesto Valverde ka vendosur të mos e thërras Lionel Messin pas lëndimit që mori në ndeshjen kundër Manchester United.

Mungesë tjetër në listë janë edhe lojtarët si: Luis Suarez, Ivan Rakitic, Gerrard Pique dhe Sergi Roberto.

Roberto dhe Rakitic kanë lëndime, ndërsa Pique dhe Suarez janë të suspenduar.

Në listë është rikthyer Ousmane Dembele pas një lëndimit që e la jashtë fushave disa javë.

Lojtari që pritet të debutoj nesër në ligë është Todibo por pritet të ketë minuta edhe për Riqui Puig.

Mbrojtësit, Lenglet pritet të pushohet dhe në vend të tij të hyjë Umtiti./Indeksonline/