75 Mall Live Search
21:20 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Dy kompani shqiptare të lojërave të fatit zhvendosin biznesin drejt këtij vendi

Të paktën dy kompani të mëdha shqiptare në sektorin e lojërave të fatit do të zhvendosin aktivitetin e tyre në Mal të Zi. Kështu raportojnë mediat vendase e këtij vendi.

E përditshmja ‘Pobjeda’ citon një zyrtar të administratës malazeze, i cili e konfirmon këtë lëvizje, por pa dhënë emrat e subjekteve që kanë kërkuar zhvendosjen e aktivitetit.

Ai saktëson se aktualisht kërkesa e dy kompanive shqiptare për të marrë një koncension të lojërave të fatit në Mal të Zi është duke u shqyrtuar.

Sipas Mirko Rajkovic, kërkesa vjen pak muaj pasi qeveria shqiptare vendosi të ndalonte me ligj aktivitetin e lojërave të fatit.

Në Mal të Zi të ardhurat për buxhetin e shtetit nga sektori i lojërave të fatit gjatë vitit 2018 arritën deri në 15 milionë euro.

Pas mbylljes në Shqipëri, ka denoncime se aktiviteti i lojërave të fatit është duke u zhvilluar në ilegalitet, sidomos kur është fjala për bastet sportive.