Inter dhe Milan kanë ndërruar 18 trajner në tetë vitet e fundit
Ekipet e qytetit të Milanit nuk kanë arritur që të gjejnë rehati në stolin e tyre në tetë vitet e fundit.
Interi në këto tetë vitet e fundit e ka ndërruar trajnerin 10 herë, duke u bërë skuadra që e ka ndërruar më së shumti menaxherin në Serie A në vitet e fundit.
Pas saj vjen, Milan që ka ndryshuar trajnerin tetë herë në tetë vite, transmeton Indeksonline.
Roma dhe Fiorentina kanë ndërruar nga shtatë trajnerë. Lazio ka ndryshuar trajnerin pesë herë dhe Napoli katër herë.
E fundit në listë është Juventusi që ka ndërruar trajnerin vetëm dy herë në tetë vitet e fundit. Kjo nuk është për t’u çuditur duke parë sukseset e Allegrit./Indeksonline/