75 Mall Live Search
23:10 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Kessie dhe Bakayoko tallen brutalisht me Acerbin

“Sa i përket lojtarëve individual, nuk ka dyshim që Lazio është shumë më e mirë se sa Milani”, kështu kishte deklaruar qendërmbrojtësi i Lazios, Francesco Acerbi ditë më parë.

Në të njejtin status, kishte komentuar mesfushori i Milanit, Bakayoko, i cili kishte thënë: “Ok Acerbi, shihemi të shtunën”.

E për ironi, kjo nuk ka mbaruar me kaq. Pasi Milani mposhti Lazion, Kessie dhe Bakayoko kanë marrur një fanellë të Acerbit duke u tallur me të para tifozëve rosonerë. /IndeksOnline/