Policia bastisë një shtëpi në Lipjan, gjen armë e plumba me bollëk
Policia e Kosovës dje gjatë ora 18:00 ka bastisur shtëpinë e një banori të fshatit Shalë të Lipjanit.
Në shtëpi atij i janë gjetur dhe konfiskuar: një revole me gaz e tipit “Ecol”, tetë fishek të kalibrit 9mm, 195 fishekë të kalibrit 7.62mm, 27 fishek të kalibrit 6.5mm dhe pesë karikator të zbrazët të armës AK-47.
I dyshuari është shoqëruar për në stacionin policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/