Ylli i Premierligës bëhet “horë” pas reklamës së fundit
Son Heung-min ka njohur vetëm sukses në karrierën e tij si futbollist vitet e fundit, për këtë imazhi i tij është ngritur edhe më shumë, sidomos në vendlindjen e tij, Korenë e Jugut.
Atje ai është një yll, që shpeshherë është pjesë edhe e reklamave. Këtë herë ylli i Tottenham ka realizuar një reklamë për një kompani akulloresh, por nuk ka aspak lidhje me stilin e tij dhe atë që ai bën, futbollin.
Me buzë të lyera, veshje ndryshe dhe me një kërcim unik shfaqet Son që provon shijen e një akulloreje.
Ndryshe nga të gjithë reklamat ku bëhen pjesë futbollistët, që pavarësisht produktit apo shërbimit që reklamojnë e lidhin me futbollin.
…and the award for worst advert in history goes to: pic.twitter.com/8IbEF5btK9
— Footy Humour (@FootyHumour) April 13, 2019