Salah dëshmon shoqërinë e ngushtë me Hazard
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka postuar në llogarinë personale në tëitter një fotografi me mesfushorin Eden Hazard.
Fotoja është realizuar pas ndeshjes që Liverpooli e fitoi 2-0 kundër Chelseat.
Tifozët e bluve nuk janë ndarë aspak të kënaqur me reagimin e Hazard i cili është parë në disponim të mirë pas humbjes.
Mediat në Angli kanë raportuar që Salah dhe Hazard janë në shënjestër trajnerit Zinedine Zidane për tu transferuar në afatin e ardhshëm kalimtar te Real Madridi. /Indeksonline/