75 Mall Live Search
15:48 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Nesër vazhdon seanca plenare

Seanca plenare e mbetur në gjysmë dje do të vazhdojë punimet e saj të mërkurën, njofton Indeksonline.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, kjo seancë do të fillojë në ora 10.

Kujtojmë se seanca e mbajtur dje ka pasur gjithsej 51 pika.

Që të gjitha pikat, kanë qenë të papërfunduara nga seancat e mbajtur qysh në janar të këtij viti.

Përveç shqyrtimeve dhe votimeve që ishin në rend dite, e të cilat shumica nuk janë përfunduar për mungesë kuorumi, në Kuvend është miratuar edhe një rezolutë dhe një komision ad hoc për krimet e kryera nga serbët gjatë luftës në Kosovë. /Indeksonline/