Ajax, detergjent i përkryer për Zonja të Vjetra
Ajax jo rastësisht është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra holandeze ka eliminuar Juventusin pasi e ka mposhtur në Alianz Stadium me rezultat 1-2 (2-3 rezultati i përgjithshëm).
Juve kaloi në epërsi në minutën e 28-të me golin e Cristiano Ronaldos.
Rezultatin e barazoi Donny van de Beek në minutën e 34-të.
Golin e kualifikimit për skuadrën e Ajaxit e shënoi Mathijas de Ligt me një goditje të bukur me kokë në minutën e 34-të.
Ajax në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Manchester City – Tottenham me 1 maj. /IndeksOnline/