75 Mall Live Search
09:56 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

“Game of Thrones” thyen rekorde, këtë të diel bëhuni gati përsëri!

Një miliard njerëz ndoqën serinë e parë të sezonit të 8-të dhe të fundit të “Game of Thrones”, të dielën në mbrëmje (përfshirë dhe ata që e ndoqën në orët e para të mengjesit në vende të tjera).

Episodi hapës u transmetua në televizion në 170 vende të botës dhe i dha ndjekësve të shfaqjes televizive, ritakime plot emocion dhe një nga vdekjet më të tmerrshme të historisë së serialit (klasike). Madje në shumë vende, sidomos në Britani, u raportua për shumë njerëz që kishin marrë leje nga puna apo nga shkolla, vetëm për të ndjekur të qetë premierën.

Sigurisht, në 1 miliard njerëzit që e kanë ndjekur, përfshihen vetëm ata që e kanë parë në televizion, por një shifër tjetër shumë e madhe e kanë ndjekur online në kompjuterat e tyre apo në mënyrë pirate. Kjo konfirmon dhe faktin që “Game of Thrones” është seriali më i madh në botë për momentin.

Rrjetet sociale sigurisht kanë reaguar dhe kanë qenë të mbushura me meme nga skenat e episodit të parë, të fokusuar kryesisht tek ritakimi i Jaime Lannister me Bran Stark. Ah po, shikuesit zbuluan çfarë i ndodhi dhe personazhit që u luajt nga Ed Sheeran, normalisht ishte vrarë brutalisht.

Të gjithë personzhet tanë të preferuar do të vazhdojnë të luftojnë për fronin e famshëm dhe çuditërisht, sipas fansave, më i mundshmi për të fituar në fund është pikërisht Bran Stark.

Të dielën tjetër do të jetë premiera e episodit të dytë të serialit dhe sërish, për të vetmen herë në jetë, shqiptarët do ta vendosin alarmin në orën 3 të mëngjesit me dëshirë të plotë.