Haradinaj: Nga 2011-ta çështja e pagës minimale nuk është prekur asnjëherë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nga fillimi i marrjes së postit ka pasur kërkesa nga sektorët e ndryshëm për rritjen e pagave.
Sipas tij, për herë të parë Qeveria e udhëhequr nga ai ka marr vendim për rritjen e pagave në sektorin publik, raporton Indeksonline.
Më poshtë pjesë nga interpelanca e Haradinajt në seancën e Kuvendit:
Në tavolinë të qeverisë kam gjetur plot tema, në mesin e tyre edhe rritjen e pagave për secilin sektor veç e veç.
Vendimet e para për rritjen e pagave kanë qenë të kritikuara, e fatmirësisht kemi ardh te një moment i vlefshëm. Për herë të parë kemi rritur pagat në sektorin publik, përveç kryetarit të Kuvendit që i është zvogëluar.
Edhepse nuk është ligj i përkryer ai për pagat, megjithatë ka vendos një rregull në sektorin publik. Sa i përket pagave në sektorin publik, ne flasim për gjendjen në vitin 2011. Sikur të përdorej rritja 5% për cdo vit, tani do të ishte një rritje për 40% në këtë sektor. Është e pashpjegueshme me thënë se rritja e pagave për qeverinë e prokurorët, e ka shkaktuar këtë pakënaqësi.
Nga viti 2011 kjo temë nuk është prek asnjëherë, e sot kuvendi ka mundësi të kërkoj dhe insistoj të merret një vendim për rritjen e pagave. Merrne pagën e viti 2011, dhe e shikoni si ka qenë paga në këtë sektor atëherë.
Paga në sektorin privat nuk është prekur nga asnjë qeveri e Kosovës deri më tani. Unë mund të jem fajtor për shumë sene, por nuk jam fajtor për gjërat e 2011-tës.
Hera e parë, shyqyr e fatmirësisht që po mundemi me u kthye m e pa çka ka ndodh në sektorin privat, këtë nuk po e bëj unë por qytetarët e Kosovës.
Nuk e di kush do të jetë në qeveri pas 8 vitesh, por ndoshta ajo do të detyrohet të merret me vendimet që po i marrim ne tani. Para një kohe i kemi mbyll lojërat e fatit, parlamenti ka peshë, përkundër faktit që janë komisionet, edhe sugjerimet e juaja kanë peshë, nëse e merrni koeficientin 1, atëherë çdo vit detyrohet të ec me koeficient, nëse i rrisim ne nga 239 në 240 apo më shumë, atëherë do të ecet njëkohësisht me sektorin publik.
Sikur të kishte ligj në 2011 dhe sikur të kishte krahasim, nuk do të mbeste kjo rrogë minimale, por do ta kishim një rrogë tjetër më të madhe.
Sektori privat duhet ta kuptoj, sepse nuk është qëllimi ynë tia bëjmë ligjin atyre punëdhënësve që japin rroga, e kur vjen i pari e i dyti e kanë zor me i dhënë rrogat.
E pranoj që kemi sfida me korrupsion, rend e ligj, nuk janë të sotit, por kanë ekzistuar edhe në qeveritë paraprake, por nëse dikush don me thotë që në Qeverinë Mustafa nuk ka pasur korrupsion, unë nuk e di a ka pas, sepse nëse e di që ka pas shkoj në Prokurori dhe e them.
Besoj shumë që sipërmarrësit do të na kuptojnë. Zbatimi i ligjit të punës, të drejtave në punë, inspektimi etj duhet të rriten sepse janë bërë 20 vitesh dhe nuk jemi në kohën e emergjencave. /Indeksonline/