75 Mall Live Search
08:21 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Tottenham: Jam krenar me djemtë e mi

Tottenham ka humbur sfidën me Man City-n, por falë golave të shënuar jashtë fushës është kualifikuar në gjysmëfinalen e Champions League.

Pas ndeshjes, trajneri i Spurs Mauricio Pochettino ishte në qiellin e shtatë pas kësaj arritjeje fantastike.

“Ishte e pabesueshme, mënyra se si përfundoi ndeshja. Jam jashtëzakonisht krenar për djemtë e mi.

Lojtarët e mi janë heronj. Jam shumë i lumtur për ta, shumë i lumtur edhe për tifozët.

Në një moment të vetëm, shumë gjëra ndodhin në kokën tënde, zhgënjimi ishte gjigant kur Sterling shënoi golin e fundit, por më pas e anuluan.

Prandaj e duam futbollin. Sot kemi treguar karakter dhe personalitet të madh. Ishte një ndeshje e pabesueshme.”