08:11 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Gashi boksoi në 10 raunde me Chisoran por pësoi disfatë

Boksieri shqiptar Senad Gashi ka pësuar humbje në duel me britanikun Dereck Chisora.

Përkundër humbjes, Gashi arriti që të bënte një duel mjaft të mirë me Chisoran që tani synon të boksoj kundër Anthony Joshua.

Chisora ia doli që të rikthehet me fitore pas disfatës që pësoi kundër Dillian Whyte, duke boksuar 10 raunde mjaft të mira kundër shqiptarit Gashi.

Ishte vendimi unanim i jurisë që i dha fitoren boksierit britanik, në ‘O2 Arena’.

Gashi pati vetëm dy raunde të fituara, ku në disa momente lëshoi disa kundër goditje të sakta ndaj kundërshtarit.

Në raundet e tjera, Senadi u mundua që në secilin moment t’i shmangët luftës me Chisoran, por një gjë të tillë nuk arriti ta bënte me sukses.

Arritja e madhe e Gashit ishte vetëm qëndrimi në këmbë për 10 raunde, ndaj një boksieri me mjaftë eksperiencë.

Chisora tashmë është rikthyer dhe me siguri se do të kërkojë revanshin me Dillian Whyte. /Indeksonline/