Tifozja e Evertonit: “Nëse Cardiffi e mposhtë Liverpoolin, fytyrën e Warnock do ta bëjë tatu në…”
Sivjet po zhvillohet një garë e çmendur për titullin e kampionit në Premier Ligë. Manchester City dhe Liverpooli janë në luftë të ashpër që të kurorëzohen kampionë të Anglisë.
Sam Whyte, një tifoze e Evertonit që jeton në Manchester, ka postuar në twitter se dëshiron që Cardiffi të fitoj kundër Liverpoolit.
“Nëse Cardiffi e mposhtë Liverpoolin, fytyrën e Warnock do ta bëjë tatu në prapanicë” shkruan Whyte.
Aktualisht City është në vendin e parë në Premier Ligë me 86 pikë, ndërsa Liverpool ka 85. /Indeksonline/