Maltë: Konfiskohen 144 kilogramë kokainë
Më shumë se 144 kilogramë kokainë u kapën në një port maltez, e cila kishte për destinacion Shqipërinë dhe Malin e Zi.
‘Times of Malta’ shkruan se droga u gjet në kontejnerët me origjinë nga Amerika e Jugut.
Oficerët e doganës gjetën 40 pako kokaine me peshë 48 kilogram në dy kontejnerë, ndërsa në të tretin, i cili duhej të mbërrinte në Bar në Mal të Zi, u gjetën 80 paketa me peshë 96 kilogramë.
Vlera e parashikuar e drogës së konfiskuar është rreth 16 milionë euro, transmeton KosovaPress.
Ndryshe, autoritetet malteze konfiskuan mbi 350 kilogramë kokainë, e cila duhej të përfundonte në Evropë gjatë dy javëve të fundit, ndërsa rreth 750 kilogramë drogë janë konfiskuar që nga fillimi i vitit. /Indeksonline/