Ngritja dhe rënia rapide e Shani Tarashajt, Evertoni dikur e prezantoi si super yll!
Në janar të vitit 2016 skuadra angleze Everton kishte transferuar mesfushorin kosovar Shani Tarashaj për 4 milionë euro nga Grasshopperi.
Mediumet atë kohë e kishin quajtur si transferim i mrekullueshëm por në fund doli të ishte dështim.
24 vjeçari nuk luajti asnjëherë me skuadrën e parë të Evertonit, shkruan Indeksonline.
Ai ishte huazuar te skuadra gjermane Eintracht Frankfurt, më pas pësoi një lëndim të rëndë që e la jashtë një kohë të gjatë.
Verën e kaluar u rikthye në Grassshoper aty ku ishte rritur si futbollist, por edhe aty po vuan që të luaj.
Këtë edicion i ka zhvilluar vetëm 8 ndeshje por asnjë si startues. Muajin e kaluar Tarashaj u përjashtua nga ekipi pas ardhjes së trajneri Tomislav Stipiq.
/Indeksonline/