Guardiola i del në mbrojtje rivalit të tij
Manchester City të mërkurën zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në Premierligë.
Pep Guardiola do të ketë përballë Manchester United, dhe çdo rezultat përveç fitores do të thotë humbje të titullit, shkruan Indeksonline.
Para kësaj ndeshje, tekniku spanjoll i ka qëndruar afër rivalit të tij, Ole Gunnar Solskjaer i cili po akuzohet për rezultate të dobëta.
“Bota jonë, pozicioni ynë, jam afër Solskjaer, e kuptoj plotësisht qëndrimin e tij”, tha Guardiola.
“Ndihemi të vetmuar dhe për këtë arsye e kuptoj plotësisht pozicionin e tij. Kjo ndodh për të gjithë menaxherët në mbarë botën. Ky është realiteti. E kuptoj atë në mënyrë të përkryer. Unë e mbështes atë”.
I pyetur nëse ai mendonte se Solskjaer meritonte shumë më gjatë për të ringjallur Unitedin, Guardiola shtoi: “Të gjithë kanë nevojë për kohë. Në të njëjtën kohë ju nuk merrni kohë”. /IndeksOnline/