Chelsea reagon pasi Hazard nuk u përfshi në formacionin e vitit
Federata Angleze e Futbollit mëngjesin e sotëm ka publikuar formacionin më të mirë të vitit në Premierligë.
Befasia më e madhe ishte mungesa e Eden Hazard, i cili konsiderohet si një ndër më të mirët e Ligës Angleze, shkruan Indeksonline.
Për këtë ka reaguar skuadra e Chelseas, ku ka thënë se belgu ka statistika të jashtëzakonshme, sa i përket golave dhe asisteve.
Tabela e tyre lë mbarapa yjet e përfshirë në 11-she, si Aguero dhe Sterling. /IndeksOnline/