75 Mall Live Search
13:49 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Insiston Thaçi: Kush është eksperti ndërkombëtar që do ta analizoj deklaratën time për gylenistët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është ftuar në Komisionin Parlamentar për gylenistët, në cilësinë e dëshmitarit.

Mirëpo, Thaçi nuk ka pranuar të deklarohet pa e ditur se kush është eksperti ndërkombëtar që është angazhuar për të fut në ekspertizë deklaratën e tij, raporton Indeksonline.

“Do të doja të informohem se kush është eksperti që do të marr deklaratën time dhe ta shqyrtoj. Kërkoj protokollin e takimit që keni angazhuar, të vlerësoj ligjshmërinë e atij takimi. Është e drejt e imja të di se para kujt do të jap deklaratë dhe nga kush do të futet në ekspertizë deklarata ime. Unë jap deklaratë me përgjegjësi, kënaqësi dhe krenari para juve të zgjedhurve të shtetit, por nuk mund të analizohet deklarata ime nga një ekspert ndërkombëtar. Do të doja të shoh një CV  të tij se kush është ai”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se nuk ka asgjë të keqe me e dit para kujt do të jap deklaratë për hir të transparencës.

“Për mua është relevante, dëshiroj të dëgjoj deputetët dhe opinionin e tyre por është e drejta ime të shoh kush është ai, kë e përfaqëson dhe interesat e kujt i mbron. I respektoj të zgjedhurit e popullit, ka qenë unanimitet i plotë të ndodh ky komision, e mirë që ka ndodh. E respektoj besueshmërinë e secilit prej jush, por bëj dallimin mes të zgjedhurve nga populli dhe ekspertizën e një të huaji. Kam qenë dhe do të jem në dispozicion kurdo, por ka pasur intervista edhe më herët nga të tjerët e janë bërë pyetje në takime të mbyllura. Të gjitha rrëfimet kanë dal në publik, nuk ka pasur asgjë të mbyllur, e prandaj kërkova që komisioni të jetë i hapur, e mos të komentohet në mbrëmje në televizione, ta shohin njerëzit live se çka po bëhet brenda”, ka thënë tutje Thaçi.

Ai ka pyetur anëtarët e komisionit se a kanë marr interpretim ligjor për angazhimin e një eksperti ndërkombëtar, apo e kanë bërë vetëm nga  vullneti politik.

“Unë kur jap deklaratë dua të di se para kujt po flas dhe para kujt po deklarohem. Askush nuk mund të ma mohoj të drejtën proceduriale që të di se para kujt po jap deklaratë. Unë do të përgjigjem deri në mëngjes nesër, por vetëm kam një takim për Berlin e kthehem prapë derisa të pini një kafe. Insistoj që komisioni të deklarohet për personin q e ka bërë atë draf raport, ma sqaroni cili organ ligjor i vendit e ka dhënë aprovimin”, ka potencuar Thaçi. /Indeksonline/