75 Mall Live Search
23:24 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia tregon se sa persona janë lënduar nga aksidenti në magjistralen Kaçanik-Ferizaj

Tre persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur orë më parë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, përcjellë Indeksonline.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20 e 30.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, për indeksonline ka bërë të ditur, se nga tre të lënduarit, njëri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë.

Dy të tjerët, sipas Gashit, pas trajtimit në Ferizaj janë liruar për në shtëpi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20 e30. Tre persona janë lënduar. Dy persona janë dërguar në Ferizaj dhe janë liruar, kurse i treti është dërguar për tretman në QKUK”, ka thënë Gashi. /Indeksonline/