75 Mall Live Search
11:03 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Neymar në Torino? Reagon trajneri: Unë s’jam babai i tij!

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, ka thënë se nuk është në dijeni, por as i shqetësuar për shkuarjen e Neymar në Torino, dy ditë para finales së Kupës së Francës.

Sipas mediave në Itali, ylli brazilian la Parisin për të shkuar në një event me bashkëkombësin, anësorin e Juventusit, Douglas Costa.

27-vjeçari vetëm sa është rikthyer nga lëndimi i gjatë, pas tre muajsh, dhe luajti për disa minuta në fitoren e madhe kundër Monacos.

“Nuk di asgjë për këtë”, tha Tuchel të premten.

“Nuk jam babai i tij, nuk jam polic, as detektiv”.

“Jam trajner dhe ai ishte në stërvitje dje me ne. Kjo është”.