75 Mall Live Search
12:40 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së: Thaçi ia huqi me Boshko Buhan

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së presidentit, Hashim Thaçi me anëtarin e LDK-së, Anton Quni. gjatë ditës së djeshme

Presidenti i drejtohet Qunit si mercenar dhe Boshko Buha, transmeton Indeksonline.

Avdyli sot shpërndau një pjesë të dokumentarit për Boshko Buhas në profilin e tij në Facebook.

“Edhe njëherë u desht me lexu për Boshko Buhan, ai qenka nga Kroacia dhe u vra nga Çetniket në moshën 15 vjeqare. Huqje totale e Esat Pashës.”, kishte shkruar Avdyli.

Quni dhe Thaçi u përplasen dje në Komisionin Parlamentar që po merret me hetimet rreth rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turk./Indeksonline/