75 Mall Live Search
14:17 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

“Taksa 100% qëndron”

Sot në disa portale ka qarkulluar lajmi se në takimin e Berlinit do të jetë opsion marrëveshja për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë e Bosnjës.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar këshilltarja e kryeministrit Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ajo ka thënë se kjo mund të ndodhë vetëm në rast së këto media e kanë informacionin se Serbia ka marrë vendim për njohjen e Kosovës si shtet.

“Vendimin për taksën 100% nuk e ndryshon asnjë vendim tjetër përpos njohjes. Nëse portalet e paskan informatën që Serbia na paska njohur, urime atëherë!

Qeveria e vendit në secilën rrethanë e ka sqaruar se vendosja e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës, është e drejtë sovrane dhe nuk do të hiqet deri në njohje reciproke. Ky qëndrim vazhdon.

Shkrimet në portale të caktuara, të cilat që nga fillimi kanë trumbetuar në të pavërteta, se gjoja taksa është hequr pjesërisht me dy vendimet e mbledhjes së 100-të të Qeverisë, nuk qëndrojnë” shkruan Meliza Haradinaj në Facebook./Indeksonline/