75 Mall Live Search
18:37 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Serbët në Beograd e bllokojnë furrën e një shqiptari, se lënë të punoj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se sot disa serbë kanë penguar punën e një shqiptari që ka furrë në Beograd.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se mentaliteti i tillë paraqet një ndërthurje të fashizmit nën petkun paramilitar dhe bandave kriminale bashkë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Pacollit:

Sot serbet në Beograd kanë bllokuar punën e një furre pronë e një shqiptari.

Në raport me realizimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend, Serbia ka karakteristika të kombinuara të regjimeve kriminale, shteteve të dështuara, dhe regjimeve totalitare.

Mentaliteti i tillë paraqet një ndërthurje të fashizmit nën petkun paramilitar dhe bandave kriminale bashkë.

Demokracia nuk vlen për jo serbet në këtë vend, dhe nuk e kuptoj pse synojnë t’i bashkohen BE-së!