75 Mall Live Search
20:07 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Roma bindëse ndaj Cagliarit, merr vendin e katërt në tabelë

Roma ka bërë ‘detyrat e shtëpisë’ ndaj Cagliarit pasi fitoi 3-0 në Olimpico.

Tre golat e romakëve mjaftuan për të kapur zonën Champions, ku verdhekuqt renditen përkohësisht në vendin e katërt.

Kjo ishte fitorja e 3-të në 4 ndeshjet e fundit për skuadrën e Ranierit që në këto 4 sfida ka grumbulluar 10 pikë.

Ndaj Cagliarit, Roma zgjidhi gjithçka shumë shpejt. Brenda 8 minutave të para, verdhekuqtë realizuan 2 herë me mbrojtësin Fazio dhe argjentinasin Pastore, ndërkohë që fitoren e Romës e vulosi serbi Kolarov, 4 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Tashmë kryeqytetasit presin të qetë ndeshjet Torino-Milan dhe Atalanta-Udinese për të shpresuar te hapat fals të kuqezinjëve dhe bergamaskëve, për të ruajtur vendin e 4-t edhe në përfundim të javës së 34-t. /IndeksOnline/