NBA, Boston kthen me këmbë në tokë Milwaukee-n
Boston Celtics ka përmbysur parashikimet dhe e ka hapur në mënyrën e duhur serinë e gjysmëfinaleve të Konferencës së Lindjes kundër Milwaukee Bucks, të mundur në shtëpi me rezultatin 112-90.
Ekipi i gjigantit grek, Giannis Antetokounmpo, konsderohet favorit jo vetëm për të fituar serinë kundër Celtics, por edhe për të përfaqësuar Konferencën e Lindjes në finalen e madhe kundër Perëndimit.
Gjithsesi, ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve ka treguar një histori tjetër. Skuadra e Stevens ka luajtur mirë në të katër periodat, ndërsa vendasit e Milwaukee kanë patur shumë ulje-ngritje, veçanërisht për shkak të vështirësive të Antetokounmpo, i cili e ka mbyllur pjesën e parë me vetëm 8 pikë.
Greku është zgjuar në të dytën, por ka qenë shumë vonë për Bucks. Më i miri i miqve dhe i gjithë ndeshje ka qenë Irving, i cili e ka mbyllur takimin me 26 pikë dhe 11 asiste.