Ma keq s’ka ku shkon, Reali mposhtët nga skuadra e fundit
Real Madridin nuk po mundet ta bie në vete as Zinedine Zidane.
Skuadra madrilene është mposhtur nga vendi i fundit i La Ligas, Rayo Vallecano me rezultat 1-0, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm e shënoi Embarba në minutën e 23-të të ndeshjes nga penalltia.
Me këtë humbje, Reali mbetet në pozitën e tretë me 65 pikë dhe tashmë edhe matematikisht do të qëndroj aty.
Në anën tjetër, Rayo Vallecani ngjitet në pozitën e parafundit me 31 pikë dhe rrit gjasat për të mbijetuar. /IndeksOnline/