75 Mall Live Search
11:41 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Thaçi viziton diasporën në Berlin: “Jam krenar me suksesin e tyre”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar shumë kosovarë të cilët jetojnë në Gjermani.

Në takim me diasporën, Thaçi ka thënë se tash e katër dekada, diaspora parreshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin, transmeton Indeksonline.

Tutje ai tha se në Gjermani ka shumë biznesmenë të suksesshëm, të cilët me investime në Kosovë e kanë ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

I pranishëm në këtë takim bashkë me Thaçin ishte edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Diaspora jonë në Gjermani, tash e katër dekada, pareshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë: lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin. Për këtë të fundit, së bashku mund të bëjmë edhe më shumë. Në Gjermani kemi shumë biznesmenë të suksesshëm, të cilët me investime në Kosovë e kanë ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Jam shumë krenar me rrëfimet e sukseseve të tyre në Gjermani. HTH