75 Mall Live Search
19:08 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Feja bashkon afrikanin, evropianin dhe aziatikun te Liverpooli!

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e Ramazanit, që është muaj i shenjtë për myslimanët.

Këtë muaj e respektojnë edhe futbollistët e ndryshëm. Uefa, viteve të fundit ka shpenzuar miliona para për vetëdijësimin e njerëzve që të këtë barazi për të gjithë, pa dallim feje, kombi apo ngjyre.

Rasti më i mirë është te skuadra e Liverpoolit ku futbollistët kryesorë si Sadio Mane, Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri e Naby Keita janë myslimanë, shkruan Indeksonline.

Edhe pse vijnë nga kontinente të ndryshme të botës, ata janë shumë të shoqëruar me njëri tjetrin dhe shpesh herë shihen duke u lutur apo duke festuar me ‘sexhde’ shënimin e golave. /Indeksonline/