Ahmeti në Washington: Marrëdhëniet me ShBA-në janë të rëndësisë së veçantë
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë qëndrimit atje ai është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer dhe Drejtorin për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, John Erath, shkruan Indeksonline.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook u shpreh se marrëdhëniet me ShBA janë të rëndësisë së veçantë dhe koordinimi duhet të jetë prioritet i politikës sonë të jashtme.

Statusi i tij i plotë:
Gjatë vizitës në Washington pata kënaqësinë që në Departamentin e Shtett ta takoj Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Z. Mathew Palmer, dhe në Shtëpinë e Bardhë, Drejtorin për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë z. John Erath.
Në takim diskutuam mbi reformat në nivelin lokal, sfidat në nivelin qëndror dhe qëndrimet e PSD për temat e rëndësishme në vendin tonë. Marrëdhëniet me ShBA janë të rëndësisë së veçantë dhe koordinimi duhet të jetë prioritet i politikës sonë të jashtme.