75 Mall Live Search
08:18 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Për herë të parë në histori Man Utd me drejtor sportiv, ky është kandidati kryesor

Ish mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand është kandidati kryesor për tu bërë drejtor sportiv te ‘djajtë e kuq’.

Ky post nuk ka ekzistuar asnjëherë në historinë e kësaj skuadre, por bordi ka marrë vendim që nga edicioni i ardhshëm të emëroj drejtor sportiv.

Daily Mail shkruan që Ferdinand është takuar gjatë kësaj jave me zëvendës drejtorin e Man Utd, Ed Woodward me të cilin ka diskutuar rreth kushteve të punës.

Ferdinand që prej penzionimit nga futbolli është marrë me analiza në mediumet e ndryshme në Angli. /Indeksonline/