Këto janë rrogat mesatare në klubet e Superligës
Që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA në vitin 2016 janë rritur ndjeshëm edhe pagesat e futbollistëve në Superligë.
Indeksonline përmes burimeve të saj ka arritur të nxjerrë rrogat mesatare në 12 klubet e elitës së futbollit. Rrogën më lartë mesatare e ka Feronikeli 1200 euro, ndërsa më të ultën Keku 300 euro.
Në përgjithësi rroga mesatare e një futbollisti në Kosovë është 675 euro. Këto janë pagat mesatare që ofrojnë klubet e Superligës:
Feronikeli – 1200 euro
Prishtina – 1100 euro
Llapi – 1000 euro
Drita – 1000 euro
Gjilani – 600 euro
Drenica – 500 euro
Ballkani – 500 euro
Flamurtari – 500 euro
Ferizaj – 500 euro
Liria – 450 euro
Trepça 89 – 450
Keku – 300 euro. /Indeksonline/