Blac China kapet duke mashtruar në publik
Ylli i realitetit Blac China së fundi mburrej në rrjetet sociale se është pranuar në universitetin prestigjioz Harvard, dhe të gjitha i mbuloi me një letër që kishte marrë nga ana e këtij universiteti në të cilën ajo informohej se i ka plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme.

“Unë jam aktualisht në fazën e rritjes. Dua të jetë më mirë për mua dhe fëmijët e mi. Shkolla do të më ndihmojë të përmirësojë gjërat. Njerëzit gjithmonë flasin për mua, kështu që mund të jetë diçka e mirë”, tha China për portalin “TMZ”.
Menjëherë pasi ky informacion është shpërndarë rrjetet sociale, përfaqësuesit e universitetit demantuan pohimet e saj.
“Ajo kurrë nuk është pranuar në kolegj dhe as që i ka dërguar kush letër personit me emrin Angela White”, thanë ata.