“Kushtëzimi seksual është bërë gjë normale në vendet e punës”
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka folur për rastet e ngacmimeve seksuale të punëtorëve në vendin e punës.
Azemi ka thënë në T7, se “kushtëzimi seksual gati është bërë gjë normale” në vendet e punës.
Ai ka thënë se sindikata që ai udhëheq ka shkuar për të biseduar me pronarët e firmave, ku punëtorët kanë raportuar rastet e tilla.
Pronarët u kanë thënë sindikalistëve se “kjo është punë qejfi”, ka treguar Azemi.
“Kemi përcjellë rastet në gjykata”, ka thënë ai.