75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjykata nuk beson se i vrari në Rinas është Admir Murataj: Na sillni testin e ADN-së

Sot pritej që të pushohej çështja ndaj grabitësit të vrarë në Rinas Admir Murataj, por gjykata nuk mendon kështu.

Gjykatësit kanë kërkuar prova nga prokuroria që të vërtetojë se i vrari në Rinas është pikërisht Admir Murataj dhe jo ndonjë tjetër, shkruan Albeu.com.

Sipas gjykatës së Krimeve të Rënda, kjo do të vërtetohej përmes akt ekspertimit dhe testit të ADN-së që do t’i bëhej viktimës, të cilat nuk janë bërë ende për arsye të paqarta.

Nisur nga ky fakt, gjykatësit nuk kanë pranuar pushimin e çështjes ndaj Admir Muratajt për grabitjen e blindit në vitin 2017, për aq kohë sa prokuroria nuk vërteton saktësisht se i vdekuri në Rinas është ai. /albeu.com/