75 Mall Live Search
14:05 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Vaki kosovare, kapiteni i klubit ‘Rinia’ është 46 vjeçar!

Futbollisti Fitim Krasniqi ishte suspenduar për 6 muaj mos lojë nga Federata e Futbollit të Kosovës në tetorin e vitit të kaluar.

Megjithatë edhe pse 46 vjeçar, Krasniqi ka gjetur motiv për t’iu kthyer futbollit pasi e kaloi periudhën e suspendimit, shkruan Indeksonline.

Ai është kapiten i skuadrës Rinia nga Miradia e Fushë Kosovës, e cila bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës.

Sot Rinia do të luaj me Ulpianën e Lipjanit, e cila kërkon fitore për tu inkuadruar në Ligën e Parë. /Indeksonline/