75 Mall Live Search
16:53 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Huddersfield e lë pa Champions Manchester United

Manchester United vitin e ardhshëm nuk do të luaj në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq kanë humbur matrematikisht mundësinë për të siguruar vendin e katërt pas barazimit me skuadrën e fundit në tabelë.

Skuadra e Solskjaer kaloi në epërsi që në minutën e tretë me golin e McTominay.

Vendasit barazuan rezultatin në minutën e 60-të me golin e Mbenza pas një kundërsulmi.

Me këtë barazim, United është në vendin e gjashtë me 66 pikë, katër më pak se Tottenham në vendin katërt. /IndeksOnline/