Guardiola: Më vjen keq për shumë njerëz por ne jemi liderë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shprehur i lumtur me fitoren 1-0 ndaj Leicesterit. Spanjolli ka pasur lëvdata edhe për autorin e golit, Vincent Kompany.
“Një gol i jashtëzakonshëm, definitivisht. Ne luajtëm shumë mirë dhe e dinim që Leicesteri do të na shkaktonte probleme, sepse ka luajtur futboll të mirë. Më vjen keq për shumë njerëz por ne jemi ende në krye. Kompany është me ne që më shumë se 10 vite dhe i ka ndihmuar të gjitha gjeneratave. Është lojtar i madh” deklaroi Guardiola.
Manchester City është lider me 95 pikë 1 më tepër se Liverpooli. /Indeksonline/