75 Mall Live Search
17:56 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Dështaku i Realit që e bllokoi dje Messin dhe komplet Barcelonën

Fabio Henrique Tavares, Fabinho ishte njëri nga futbollistët më të mirë në përballjen e djeshme, Liverpool-Barcelona. Por, a e keni ditur se Fabinho dikur ishte futbollist i Real Madridit.

Reali e kishte transferuar atë nga Rio Ave në vitin 2012. Mesfushori iu bashkua skuadrës së dytë madrilene, por që në kohën e Mourinhos kishte pak minuta edhe në skuadrën e parë.

Megjithatë, skuadra spanjolle asnjëherë nuk i dha minutazhë të madhe për të treguar futbollistë cilësitë e tij.

Pas dy vitesh të kaluara, Fabinho u shit te Monaco.

Në Francë, ai ishte njëri nga mesfushorët më cilësorë në ligë.

Kjo bëri që Jurgen Klopp ta transferoi pa hamendje në verë. Në tre muajt e parë, Fabinho këtë edicion mezi arriti të debutoi pasi që sipas Klopp futbollisti nuk po e kuptonte lojën e skuadrës.

Që nga nëntori, mesfushori brazilian është aktivizuar vazhdimisht me Liverpool duke treguar performanca fantastike.

Mbrëmë Fabinho ishte i kudondodhur, në mbrojtje, mesfushë, krah, i palodhur, skaj Messit e Suarez, braziliani ishte mur i pakaluar në fushë./Indeksonline/