17:56 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Toni Kuka me rastin e ditëlindjes së Majlindës: E kemi dhuratë nga zoti për popullin shqiptar për shpresën për një të ardhme

Kampionia botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi, po feston ditëlindjen e saj të 28-të.

Data e lindjes së saj ka rasistur të jetë në “Ditën e Evropës”.

Nepërmjet një postimi trajneri Toni Kuka e ka uruar Majlindën duke thënë se është emblema më e mirë e lirisë sonë.

“Majlinda emblema më e mirë Shqiptare e lirisë sonë të shtrenjtë”.

Ai shtoi se për Kosovën Majlinda është dhuratë nga zoti për popullin shqiptar.

“E kemi dhuratë nga Zoti për popullin Shqiptar për shpresën për një të ardhme”.

Kuka u shpreh se është tepër krenar me Majlindën.