Mbahet premiera e ‘John Wick 3’, Halle Berry merr gjithë vëmendjen!
Ata janë yjet e filmit në vazhdimin e tretë të ‘John Wisk 3’
Aktorët e njohur, Keanu Reeves dhe Halle Berry morën pjesë në premierën e filmit të enjten në mbrëmje që u mbajt në New York ku u paraqiten përkrah njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.

Ishte aktorja 52 vjeçare ajo që morri gjithë vëmendjen me dukjen e saj joshëse dhe elegante, e veshur në të zeza Berry ishte kujdesur që të ekspozonte gjoksin e saj seksi.

Filmi i tretë i nëntitullit Parabellum vjen nga një citat ushtarak romak i shekullit të 4-të – ‘Si vis pacem, para bellum’. Që ka kuptimin: ‘Nëse doni paqe, përgatituni për luftë’.

“John Wick 3: Parabellum do të shfaqet në kinema me 17 maj./Indeksonline/
