75 Mall Live Search
09:27 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Ylli i NBA mban në bluzë emrat e ushtarëve boshnjak që luftuan serbët

Në Perëndim është barazuar në 3-3 seria e takimeve midis Portland e Denver.

Skuadra e Portland fitoi sot 119-108, në një ndeshje me dy pamje. Denver ishte superior në pjesën e parë, ku u dalluan Jokic me 29 pikë e Murray me 24.

Gjithsesi, në periodën e fundit vjen përmbysja e Portland, që dominon në parket dhe triumfon falë 32 pikëve të Lillard, 30 të McCollum dhe 25 të Hood.

Kjo është trioja e parë që realizon mbi 25 pikë secili në ndeshjet play off që nga viti 2002.

Mirëpo një episod që ra në sytë e kamerëve dhe po bën bujë edhe në mediat serbe ka të bëjë me bluzën e basketbollistit boshnjak Jusuf Nurkic.

Në bluzën e veshur nga Nurkiq ishin të shkruar emrat e ushtarëve që vdiqën në luftën e Bosnjës ndaj serbëve.

Fjala është për nëntë ushtarë të luftës në Bosnje, të udhëhequr nga gjenerali Izet Nanic, të cilët janë të dekoruar me urdhrin e heroit të këtij shteti.

Këtë gjest ai kishte vendosur ta bënte pikërisht në ndeshjen kundër basketbollstit serb Nikola Jokic, të cilin më herët poashtu e kishte pasur bashkëlojtar. /IndeksOnline/