75 Mall Live Search
09:47 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Hazard komenton të ardhmen, nuk thotë se do të qëndroj

Eden Hazard padyshim është një nga emrat më të nxehtë për merkaton verore.

Pa marrë paraysh zërat belgu po vazhdon të zhvilloj paraqitje fantastike me klubin e tij dhe këtë e bëri edhe në gjysmëfinalen kundër Frankfurit, duke bërë një asistim dhe në fund mori përsipër penalltinë që vendosi fatin e kualifikimit.

Pas ndeshjes ylli i londinezëve foli për BT Sport, duke u ndalur te fitorja, por mbi të gjitha tek e ardhmja e tij, sepse largimi i tij duket gjithnjë e më pranë.

“E donim patjetër finalen, edhe pse ishte shumë e vështirë, sepse Frankfurti luajti shumë mirë. Luajtëm mirë në pjesën e parë, por si gjithnjë në këtë sezon pësuam gol sapo nisi pjesa e dytë.

“Në fund ishte një lotari dhe treguam karakter te penalltitë. Unë marr gjithnjë përgjegjësinë time kur është e nevojshme. Nuk ka mbaruar, kemi edhe një ndeshje ndaj Arsenalit dhe do duhet të luajmë me cilësi. Jemi të lumtur dhe do të shkojmë në Baku për ta fituar trofeun”.

E ardhmja: “Nuk po e mendoj fare këtë gjë për momentin, dua vetëm të fitoj diçka më këtë klub dhe këtë ekip. Nëse është ndeshja ime e fundit, do jap maksimumin për të fituar trofe. Në mendjen time nuk e di ende a ishte ndeshja e fundit në Stamford Bridge”. /IndeksOnline/