75 Mall Live Search
11:18 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Kufijtë Kosovë-Shqipëri duhet të hiqen njëherë e përgjithmonë!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është kthyer në vend pas përfundimit të procesit Brdo Brijuni që u mbajt për dy ditë në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka bërë të ditur se sapo ka kaluar kufirin me Shqipërinë, përkatësisht përmes pikës kufitare të Morinës, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë e përgjithmonë mes dy shteteve shqiptare.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane.

Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë! HTH /Indeksonline/