75 Mall Live Search
13:41 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Messi gjatë ndeshjes kërkoi sqarim nga Robertson, madje dukej i gatshëm për më shumë

Përvec që përfundoi në mënyrën më të keqe, nata e Messit poashtu nuk filloi mirë në Anfield.

Në një moment të ndeshjes, pasi u rrëzua në tokë, Andy Robertson bëri që Messi të bëhej mjaft nervoz duke e shtyrë në kokë.

Ishte një lëvizje e panevojshme e mbrojtësi të Liverpool, i cili mund të ishte ndëshkuar nëse zyrtarët e ndeshjes do ta kishin parë.

Messi, nuk ishte çudi, u zemërua nga sjellja e ligë e skocezit.

Tani është shfaqur një video e re që tregon se Messi i afrohet Robertson më vonë gjatë ndeshjes gjatë një korneri të Liverpool.

Argjentinasi iu afrua Robertsonit sikur deshi t’i thoshte ‘përse e bëre atë?’

Messi më pas veproi duke e shtyrë kokën e Robertson në një mënyrë paksa agresive.

Kjo situatë ishte në rrezik të shkallëzimit në mes të dy lojtarëve, por Jordan Henderson e kishte parë atë dhe erdhi për t’i distancuar të dy. /IndeksOnline/