Aksident mes tri veturave në Prishtinë
Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në Veternik të Prishtinës.
Përveç dëmeve materiale, nga dëshmitarët e vendit të ngjarjes, nuk raportohet për të lënduar.

Veturat e përfshira në këtë aksident janë dy të tipit ‘Mercedes’ dhe një e tipit ‘VW’.
Ky aksident ka shkaktuar vështirësi të qarkullimit të veturave./Indeksonline/
